
Komandanti i lartë i NATO-s në Europë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, deklaroi se tërheqja e një pjese të trupave amerikane nga Europa nuk do të ndikojë në aftësitë mbrojtëse të aleancës.
Deklarata vjen pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr rreth 5 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania.
Sipas NATO-s, reduktimi i forcave amerikane do të realizohet brenda 6 deri në 12 muajt e ardhshëm dhe prek rreth 15% të 36 mijë ushtarëve amerikanë që aktualisht ndodhen në Gjermani.
Gjenerali Grynkewich theksoi se aleatët europianë po rrisin kapacitetet e tyre ushtarake dhe kjo u jep mundësi SHBA-ve të zhvendosin një pjesë të forcave në prioritete të tjera globale.
Ai shtoi se procesi do të jetë gradual dhe do të varet nga aftësia e vendeve europiane të NATO-s për të forcuar mbrojtjen, sipas angazhimeve të marra në samitin e aleancës në Hagë për rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Gjenerali amerikan deklaroi gjithashtu se çdo mision i mundshëm i NATO-s në Ngushticën e Hormuzit do të kërkojë një vendim politik nga vendet anëtare të aleancës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
