LAJME / E Mërkurë 11 Shkurt 2026, 05:05

“Muaji shkurt i ngrohtë por me rebeshe”/ Meteorologia jep lajmin e madh per motin

E ftuar në një studio televizive, meteorologia Lajda Porja ka dhënë detaje mbi reshjet e shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që me nisjen e muajit shkurt. Porja thekson se reshjet e shiut do vazhdojnë gjatë gjithë muajit, ndërsa në javën e fundit të shkurtit pritet përmirësim i motit.

Meteorologia shton se shkurti do karakterizohet i ngrohtë me tempratura relativisht të larta por shoqëruar me rebeshe.

“Do mbetemi në kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sot ka patur përmirësim të përkohshëm të motit. Reshjet e sotme nuk do jenë në sasi të mëdha, nesër pasdite pra të mërkurën, do ketë reshje më të dendura.

Edhe dita e enjte dhe e premte gjatë paradites do jetë me reshje dhe vranësira, ndërsa pasditeve do ketë rebeshe shiu. Fundjava parashikohet të jetë e paqëndrueshme gjithashtu.

Të gjitha ditët do jenë me reshje shiu, ku më të rrezikuarat do jenë dita e mërkurë dhe e dielë.

Kryesisht Shkodra, Lezha, dhe Durrësi do jenë ato qytete me intensitete të larta të shiut, pastaj dhe i gjithë jugu Vlora, Saranda, Gjirokastra, Permeti, Tepelena mbeten të ekspozuara nga rebeshet.

Nesër do të kemi stuhi të forta ere kryesisht në bregdet, duke sjellë problem në trafikun detar. Sa i përket temperaturave, relativisht janë të larta, minimalet janë 4 gradë dhe maksimalet janë 18-19 gradë Celsius.

Deri në datën 20 shkurt parashikohet që reshjet ti kemi prezente. Përmirësim presim në javën e fundit të shkurtit, që do jenë pa reshje”, tha Porja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE