LAJME / E Enjte 8 Maj 2025, 02:02

“Mu desh të vrisja njërin prej tyre ...”/ Ja çfarë shkruante në Facebook pas krimit autori i ngjarjes në Has

Vrasja e 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu në fshatin Pla të njësisë administrative Krumë në Has duket se ka qenë e paralajmëruar.

41-vjeçari Ylber Jaku me anë të një postimi në Facebook një ditë më parë paralajmëronte ngjarjen, ku shkruante se nëse injoron drejtësinë, atëherë njerëzit nuk do të harrojnë tuy.

Ky postim u bë pasi prindërit e tij përfunduan në spital pas dhunës së ushtruar nga familjarët e viktimës.

Postimi i Ylber Jakut para ngjarjes

Çfarë ndodhi një ditë më parë

Dy persona kanë përfunduar në spital pas një konflikti për motive pronësie në Has. Sipas policisë në fshatin Pla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit. Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.

Ndërkohë vetëm pak çaste pasi ka kryer krimin, Jaku ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale lidhur me vrasjen, ku krahas fotos së tij, shkruan: “Mu desh të vrisja njërin prej tyre thjesht duke përdorur një pistoletë. Arsyeja ishte e qartë për t’u dhënë një mësim të tjerëve…!”

Postimi i Ylber Jakut pas ngjarjes

Pas ngjarjes 34-vjeçari u arrestua nga policia.

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.