LAJME / E Premte 6 Shkurt 2026, 11:11

Motra ime është e sëmurë”, 22-vjeçari telefonoi 112 por i dha adresën e gabuar! Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhi:

Nuk munda t’i shpëtoja, nuk munda t’i shpëtoja”. Këto janë fjalët që përsërit vazhdimisht Turim Kola, vëllai i Arti Kolës, pas tragjedisë që ndodhi dy ditë më parë në Itali. Familja Kola humbi jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida dhe fëmijët e tyre, Hajdar, 22 vjeç dhe Xhesika, 15 vjeç, u gjetën të pajetë në banesën e tyre. Ishte ora 21:48 kur karabinierët u njoftuan për ngjarjen. Dy prej tyre, së bashku me Turimin, u helmuan lehtë pasi thyen derën për të hyrë brenda shtëpisë.

Zëvendësprokurorja Paola Rizzo hapi një hetim për vrasje të shumëfishtë dhe urdhëroi kryerjen e një ekzaminimi të jashtëm si dhe analiza gjaku për të përcaktuar nëse monoksidi i karbonit ishte shkaku i vdekjes së familjes Kola.

Në orën 19:58 të së mërkurës, Hajdari telefonoi në numrin e emergjencës 112.
“Motra ime është e sëmurë”, i tha ai operatorit gjatë një telefonate që zgjati 11 minuta. Më pas, i riu humbi ndjenjat.

Ambulanca mbërriti në orën 20:03, por adresa e dhënë rezultoi e gabuar. Kola, ndoshta i tronditur nga helmimi me monoksid karboni, kishte deklaruar se banonte në numrin 168 në vend të 186. Adresa e dhënë ndodhej rreth 350 metra larg asaj të saktë.

Në këtë pikë, ambulanca kërkoi ndihmën e karabinierëve, të cilët arritën të gjurmonin telefonatën dhe të identifikonin adresën e saktë të banesës.

Në orën 21:46, ambulancat mbërritën te dera e familjes Kola. Turimi dhe dy oficerë të karabinierëve tentuan të hynin në shtëpi, por mungesa e oksigjenit i bëri edhe ata të ndiheshin keq dhe u transportuan me ambulancë drejt spitalit. Ndërkohë, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe siguruan ndërtesën.

Fatkeqësisht, ekipi i urgjencës mjekësore mundi vetëm të konstatonte vdekjen e Arti Kolës, bashkëshortes së tij Jonida dhe fëmijëve të tyre Hajdar dhe Xhesika, të cilët u gjetën në dhomën e gjumit.

Katër anëtarët e familjes Kola nuk ia dolën të mbijetonin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE