LAJME / E Hënë 4 Maj 2026, 16:04

Motori përplaset me makinën në vend Pasagjeri ‘fluturon’ në ajër, gjen vd*kjen 57-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Otllak.

Një motor ka goditur nga prapa mjetin BMW që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka fluturuar në ajër dhe është përplasur në rrugë,duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 57-vjeç,banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda, 35-vjeç,ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë hetimet e para në vendngjarje,për të konkluduar në shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE