LAJME / E Martë 6 Janar 2026, 14:02

Moti i keq/ Shkarkohet hidrocentrali i Komanit, REAGON kryeministri Rama: Asnjë…

Nis shkarkimi në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga lumi Drin dhe njofton se Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH, për menaxhimin e situatës dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.

Ndër të tjera, ai thekson se deri më tani nuk është evidentuar asnjë problematikë.

Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.

Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE