
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u ka bërë thirrje pushuesve që të denoncojnë çdo rast abuzimi gjatë sezonit veror, ndërsa ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e kësaj bashkie.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ndreu ka bërë publikë numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke ftuar qytetarët që të raportojnë përmes mesazheve ose SMS-ve çdo shkelje që konstatojnë gjatë pushimeve.
Sipas tij, reagimi i shpejtë i pushuesve do të ndihmojë institucionet të ndërhyjnë ndaj çdo subjekti që nuk respekton rregullat ose tarifat e miratuara.
Në të njëjtin njoftim, Bashkia Lezhë ka publikuar edhe listën e çmimeve zyrtare për shërbimet në plazhet e Talës, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.
Ndërsa për gazebot familjare, tarifat e miratuara variojnë nga 1.500 deri në 2.500 lekë, në varësi të zonës dhe tipologjisë së shërbimit.
Sipas Bashkisë Lezhë, këto janë çmimet maksimale të miratuara dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha subjektet private që operojnë në plazhe, si dhe nga hapësirat që administrohen nga ndërmarrja Lezha Invest.
Në reagimin e tij, Pjerin Ndreu ka theksuar se çdo biznes që aplikon tarifa më të larta se ato të miratuara duhet të denoncohet menjëherë te autoritetet përgjegjëse.
“Çdo subjekt që aplikon çmime më të larta se këto duhet të denoncohet menjëherë pranë numrave të publikuar,” thuhet në njoftim.
Autoritetet lokale kanë apeluar që pushuesit të bashkëpunojnë duke raportuar çdo rast që bie në kundërshtim me ligjin, standardet e shërbimit apo të drejtat e konsumatorëve, me qëllim garantimin e një sezoni turistik sa më të rregullt dhe të sigurt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
