LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 00:12

“Mos e lini të betonohet”, ish-deputeti i PS-së Koçeku apelon për mbrojtjen e lumit Currajve në Nikaj-Mërtur: Organizohuni para se të jetë tepër vonë

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku, ka kërkuar mbrojtjen e lumit Currajve në Nikaj-Mërtur nga betonimi për shkak të ndërtimit të digave.

Në një postim në Facebook, ‘Neomalsërja’ u bën thirrje organizatave mjedisore, banorëve dhe aktivistëve të mjedisit që të organizohen për të mbrojtur këtë pasuri natyrore para se të jetë tepër vonë.

Shih edhe    Pasi prokuroria kërkoi një dënim me 45 vjet burg për udhëheqësit e UÇK-së, vjen reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit
Postimi i plotë:

Sot mësova se lumi Currajve në Nikaj-Mërtur po preket nga betonimi dhe ndërtimi i disa digave.


Kjo nuk duhet lejuar. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë atë para se të jetë tepër vonë. Çdo ndërhyrje në atë lumë të egër është e pajustifikueshme.

U bëj thirrje organizatave mjedisore, banorëve dhe aktivistëve të gjelbër që të organizohen dhe t'i kushtojnë vëmendje një pasurie natyrore siç është lumi Curraj në Nikaj-Mërtur.

Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të vepruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE