LAJME / E Premte 26 Shtator 2025, 13:01

“Mori hak për vëllanë”/ SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim. Porositësi ishte…(EMRI)

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit, ndërsa mbetjet e trupit të pa jetë të 21-vjeçarit u gjetën në një fshat në Kurbin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri.

Ndërkohë tre të tjerët janë shpallur në kërkim.

Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja duket se ka qenë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit.

Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE