LAJME / E Enjte 1 Janar 2026, 22:10

Momenti kur bie zjarri dhe njerëz që përpiqen të shpëtojnë, pamje tronditëse nga Crans Montana (Video)

Pamjet e momentit kur bie zjarri dhe tentativat e të rinjve për të shpëtuar

Një video e re tronditëse nga tragjedia në Crans Montana u publikua nga mediat zvicerane, ku shihen dhjetëra njerëz duke u përpjekur të shpëtojnë nga bari që digjet.

Në fakt, disa persona mbetën të bllokuar në shkallët e barit, në përpjekjen e tyre për të dalë nga ndërtesa, me momentet që janë tronditëse. Informacioni deri më tani nga autoritetet lokale tregon se të paktën 47 persona kanë humbur jetën, ndërsa Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, foli për 16 italianë që rezultojnë të zhdukur.

Po ashtu një video që qarkullon në mediat sociale pretendon se janë kapur momentet e para të zjarrit që shpërtheu në Crans-Montana.

Videoja tregon flakët që përhapen në çatinë e ndërtesës, ndërsa dëgjohet muzikë dhe klientët shihen duke ikur nga vendi i ngjarjes.

E njëjta video tregon edhe pamje nga pjesa e jashtme e lokalit të përfshirë nga flakët dhe njerëzit dëgjohen duke bërtitur nga frika, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE