
Një moment i papritur nga hapësira bëri që astronauti Victor Glover, pjesë e ekuipazhit të Artemis II, të bëhej viral në rrjetet sociale. Glover, 49 vjeç, u filmua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë duke kryer një “dush hapësinor” brenda kapsulës Orion, anija që do të çojë ekuipazhin në anën e padukshme të Hënës si pjesë e misionit historik të NASA-s.
Për pastrim ai përdori një peshqir të lagur, të ngjashëm me një pecetë higjienike, pas një seance intensive ushtrimesh. Pamjet e transmetuara live tërhoqën menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët komentuan mbi trupin e tonifikuar të astronautit.
Videoja vazhdoi derisa Glover nisi të pastronte këmbët, çka shkaktoi ndërhyrjen e qendrës së kontrollit në Houston, e cila ndërpreu transmetimin për të ruajtur privatësinë e ekuipazhit.
Një operator u dëgjua të thoshte: “Faleminderit, pa e ditur preferencën tuaj, patëm një video të Victorit të cilën e ndaluam.”
Reagimet në rrjetet sociale nuk vonuan. Disa e krahasuan me një “Buff Lightyear”, të tjerë shkruan: “Astronauti Victor Glover është në formë të shkëlqyer. Lëreni të ushtrohet sa të dojë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
