LAJME / E Mërkurë 8 Tetor 2025, 15:03

Momente prekëse në homazhet e Astrit Kalasë – fëmijët shpërthejnë në lot para Edi Ramës!

Një dhimbje e madhe ka mbuluar këtë të mërkurë Pallatin e Kongreseve, ku u mbajtën homazhet në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja. Të afërm, miq, kolegë dhe personalitete nga fusha e drejtësisë e politika i dhanë lamtumirën e fundit një figure që u shqua për përkushtimin ndaj detyrës dhe qytetarëve.


Në fytyrat e të pranishmëve lexohej qartë tronditja për humbjen e parakohshme të “Titit”, siç e thërrisnin me përzemërsi miqtë dhe familjarët. Pranë arkivolit qëndronte bashkëshortja e tij Valbona, e mbështetur te dy fëmijët e tyre, teksa me lot në sy falënderonte njerëzit që kishin ardhur për të nderuar kujtimin e bashkëshortit dhe babait të tyre.

Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ngushëlloi familjen dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja. Në librin e ngushëllimeve, Rama shkroi:


“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe – të rroni e ta kujtoni gjithnjë.”
Gjyqtari Astrit Kalaja do të kujtohet si një njeri i ndershëm, i përkushtuar dhe me integritet të lartë profesional, që deri në fund mbeti i lidhur ngushtë me drejtësinë dhe shërbimin ndaj qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE