LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 16:04

Momente intime mes Klodit dhe Elijonës, veprimi i tij po bën xhiron e rrjetit! (VIDEO)

Klodi dhe Elijona vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të dalë nga Big Brother VIP Kosova, ndërsa postimet e tyre të fundit kanë tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve.

Pas paraqitjes së përbashkët në “Alba Festival”, ku u panë shumë pranë njëri-tjetrit, dyshja kanë ndarë edhe momente të tjera nga përditshmëria e tyre.

Këtë herë ishte Klodi ai që publikoi një video në TikTok, ku shfaqet duke udhëtuar me Elijonën. Në pamje, Elijona është në timon, ndërsa në një moment Klodi i kap dorën dhe e vendos mbi këmbën e tij, një gjest që është komentuar gjerësisht në rrjet.

Videon ai e shoqëroi me mbishkrimin: “Princesha pasagjere”, duke marrë menjëherë reagime nga fansat.

Pak më vonë reagoi edhe Elijona, e cila publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqen së bashku gjatë festivalit.

Ajo e shoqëroi postimin me këngën “Dashni ke ra” të Noizy-t, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re dhe u interpretua nga ndjekësit si një tjetër shenjë e afërsisë mes tyre.

Postimet e fundit kanë shtuar edhe më shumë komentet pozitive për çiftin, i cili duket se po e shijon në maksimum lidhjen e tyre edhe jashtë kamerave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE