
Një situatë shumë e tensionuar është krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku një debat i ashpër mes banorëve ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Gjatë përplasjes, Stenaldo iu drejtua Rogerit me fjalë shumë të rënda duke i thënë: “E ke futur djalin në dhe me fjalët që thua.”
Roger reagoi menjëherë duke e pyetur: “Ku e kam futur?”, ndërsa Stenaldo vazhdoi duke përsëritur akuzën: “Në dhe e ke futur.”
Debati krijoi një atmosferë shumë të rëndë në shtëpi, ndërsa banorët e tjerë u përfshinë për të qetësuar situatën. Momentet janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë gjerësisht për tonin dhe rëndësinë e fjalëve të përdorura gjatë debatit.
Tashmë pritet të shihet nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do të reagojë për këtë situatë që shumë ndjekës e kanë cilësuar si tepër të rëndë. ?, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
