LAJME / E Diel 22 Shkurt 2026, 21:09

Máli rèfùzoi ta tákonte, bábait te Málit i ndòdh e kèqja e mádhe, fámilja jáp lájmîn e rènde

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Moderatorja bëri të ditur se situata u kuptua vetëm pak minuta përpara se të realizohej lidhja direkte. Sipas saj, gjatë përpjekjes për ta kontaktuar Faikun, në telefon u përgjigj motra e tij, e cila jeton në Francë.

“Pak minuta para provës për lidhjen direkte, na erdhi një mesazh. Kur telefonuam me mendimin se do të flisnim me Faikun, në telefon doli motra e tij”, tregoi Sulo gjatë emisionit.

Në mesazhin e dërguar nga motra e Faikut, Rema Retkoceri, sqarohej se ai ndodhej në spital dhe nuk ishte në gjendje të jepte intervistë.

“Ai është duke marrë infuzion dhe është në gjendje të rënduar, pasi nuk po arrin të përballojë komentet dhe reagimet në rrjetet sociale”, thuhej në mesazh, ku kërkohej mirëkuptim nga stafi i emisionit.

Bieta Sulo shtoi gjithashtu se gjatë bisedës telefonike, motra e Faikut kishte theksuar se gjendja e tij emocionale ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe për këtë arsye ishte dërguar menjëherë në spital.

Kujtojme se takimi mes Malit dhe babait te tij nuk eshte realizuar pasi Mali vendosi që këtë moment ta përjetojë jashtë shtëpisë, pasi të përfundojë rrugëtimi i tij në reality show, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE