LAJME / E Martë 14 Prill 2026, 14:02

Mister në Greqi/ Një 19-vjeçare gjendet e vdekur në sheshin qendror në Argostoli, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kefalonia, ku në orët e para të mëngjesit të së martës,

më 14 prill, një 19-vjeçare u gjet e pajetë në sheshin qendror të Argostoli.

Sipas burimeve lokale, viktima nuk kishte shenja të dukshme dhune apo lëndimesh,

ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe nën hetim.

Autoritetet policore greke po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme, përfshirë edhe atë se e reja mund të ketë qenë në shesh së bashku me dy persona të tjerë pak para ngjarjes. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj vdekjeje misterioze, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE