LAJME / E Premte 5 Shtator 2025, 19:07

Miliarda euro pasuri, kush do ta trashëgojë pasurinë marramendëse të Giorgio Armani?

Giorgio Armani, stilisti dhe sipërmarrësi, ka lënë pas një markë globale me mbi 8 mijë punonjës, 650 dyqane, për të mos përmendur hotelet, restorantet dhe lokalet, përfshirë ndërtesën historike Capannina di Forte dei Marmi, të cilën e përvetësoi gushtin e shkuar.

Kompania e mbylli vitin 2024 me të ardhura rreth 2,3 miliardë euro dhe nuk ka ndaluar kurrë së investuari.

Por Armani ka qenë gjithnjë një sipërmarrës i kujdesshëm, ‘alergjik’ ndaj borxheve dhe ka lënë pas një kompani të shëndetshme për fondacionin: në fund të vitit 2024, kishte 600 milionë euro asete likuide për vijueshmërinë e rritjes.

Siç është planifikuar prej kohësh, menaxhimi i kompanisë do t’i kalojë fondacionit që udhëhiqet nga Pantaleo Dell’Orco, krahu i djathtë i themeluesit, nipi i tij, Luca Camerana dhe Irving Belloti, CEO i Rothschild Italy i cili e ka shoqëruar gjithnjë stilistin në rrugëtimin e tij si sipërmarrës.

Vijimësia ishte planifikuar që në vitin 2016, me krijimin e fondacionit dhe një grupi personash të besuar dhe të aftë për ta udhëhequr kompaninë drejt shekullit tjetër të suksesit.

Misioni i fondacionit, i cili do të trashëgojë kontrollin e kompanisë, është për “të siguruar vëmendjen ndaj risisë, shkëlqimit, cilësisë dhe kërkimit të produktit”. Qasja ndaj përfitimeve do të jetë “e kujdesshme” siç kompania ka vepruar dri më tani dhe e fokusuar te zhvillimi i aftësive që nuk janë ende pjesë e saj.

Fondacioni do të duhet “të ndjekë një nivel të përshtatshëm investimesh për zhvillimin e markave, menaxhim të ekuilibruar financiar dhe përdorim i moderuar i borxhit si dhe një nivel të përshatshëm ri-investimesh të përfitimeve të Giorgio Armani”.

Gjithashtu është përcaktuar se fondacioni nuk do të shpërndajë përfitimet, asetet ose tepricat e menaxhimit që janë veprimtari “qartazi të ndaluara” edhe në mënyrë të tërthortë: “Çdo përfitim ose tepricë do të përdoret për aktivitete institucionale”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE