LAJME / E Martë 9 Dhjetor 2025, 17:05

“Mesazh në mesnatë nga Sali Berisha?! Rrëfimi i Ilnisa Agollit që po çmend rrjetin!”

Moderatorja dhe gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë një histori të veçantë mbi takimin dhe bashkëpunimin e saj me një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare, Sali Berishën. E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Agolli tregoi se si një ftesë e thjeshtë për një podcast u shndërrua në një nga intervistat më mbresëlënëse të karrierës së saj.

“Jam kënaqur shumë me doktorin,” u shpreh ajo e entuziazmuar. “Ishte një intervistë e veçantë me një njeri shumë korrekt.”

Sipas saj, gjithçka nisi një të shtunë, kur ajo vendosi ta takonte për herë të parë gjatë një konference ku ai ishte i pranishëm. “Nuk njiheshim fare. Kur i thashë që shkruaj artikuj, më pyeti menjëherë kur e kisha bërë të fundit. I tregova për një shkrim gjatë fushatës zgjedhore që ishte përhapur shumë, dhe ai kërkoi ta lexonte.”

Në vend që ta drejtonte te sekretarja, Berisha i dha Agollit numrin e tij personal. Por surprizat nuk përfunduan aty. “Ishte mesnata, ora 12, kur më vjen një mesazh,” kujton ajo. “Mendova se ishte ndonjë shok, por kur pashë që ishte Sali Berisha, mbeta e habitur. Më falënderoi për shkrimin dhe më njoftoi që intervistën do ta xhironim më 10.”

Ky moment i papritur dhe mënyra e drejtpërdrejtë e ish-kryeministrit i la Agollit një përshtypje të fortë për korrektësinë dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim. Intervista e përbashkët është cilësuar si një nga më të veçantat, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për mënyrën njerëzore dhe spontane me të cilën nisi bashkëpunimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE