LAJME / E Premte 21 Nëntor 2025, 19:07

Merrni masat! E shtuna sjell kthesën drastike të motit, ja çfarë ju pret

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në jug reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa to minimale në 4 gradë celcius.

Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 18m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 4-5 ballë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE