
Sinoptikania Lajda Porja paralajmëruar se duke filluar nga e enjtja dhe e premtja do të ketë një ndryshim drastik të kushteve atmosferike.
Sipas meterorologes, dita e premte do të sjellë temperatura acari në të gjithë vendin ndërsa edhe Tirana do të ketë temperatura nën 0 gradë.
Porja gjithashtu thekson se ditën e enjte mund të ketë flokë dëbore edhe në Tiranë.
Pyetje: Thonë që do të bjerë dëborë në Tiranë?
“Është një janar tipik dimri me temperatura të ulëta që do të vijojnë gjatë gjithë muajit. Ekziston një probabilitet mjaft i lartë që gjatë Janarit sidomos gjatë pjesës së parë deri nga data 15 do të kemi mundësi ta shijojme edhe flokët e dëborës në Tiranë por ky është një parashikim mjaft kompleks duke qenë se kryeqyteti i ka shumë të rralla ditët me temperatura nën 0 gradë.
Gjatë ditës së enjte ekziston propabiliteti i madh për dëborë në Tirane, pasi duke u larguar sistemi i vrenjtësirave dhe duke ardhur masa e ftohtë mund të kemi atë përplasjen për të sjellë flokë dëbore në kryeqytet. Më pas dita e premte në Tiranë do të ketë temperatura shumë të ulëta por pa reshje”, tha Porja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
