LAJME / E Hënë 6 Prill 2026, 11:11

Mengjes me lajm te rende ne vend

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në aksin “Kryebushat–Mjedë”, në qarkun e Shkodrës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar një shtetas nga Kosova, me inicialet H. H., 51 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave zyrtare, ai i ka ndërprerë rrugën një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi E. P., 75 vjeç, banues në fshatin Juban.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë drejtuesi E. P., bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. P., si dhe mbesa e tyre e mitur, të cilat ndodheshin si pasagjere në automjet.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen në banesë, jashtë rrezikut për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE