
Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste si dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja zgjati rreth gjashtë orë dhe u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku mësohet se pati disa tensione. Protagoniste ishte Elisa Spiropali.
Gjatë kohës që fliste drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ish-ministrja fliste me veten dhe qeshte. Në një moment, teksa Goxhobelli po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, Spiropali u ngrit në këmbë dhe i kërkoi drejtoreshës së Kadastrës që të tregohej më e kujdesshme kur i drejtohej deputetëve. Por Goxhobelli ishte vetëm fillimi. Mimikat dhe nënqeshjet e Spiropalit mësohet se nuk munguan as gjatë kohës që fliste Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Kjo e fundit, teksa vuri re sjelljet e Spiropalit, kërkoi të dinte se çfarë kishte për të qeshur.
Në këtë moment ishte kryeministri Edi Rama që ndërhyri dhe iu drejtua Spiropalit me fjalët: “Sa të jem unë në PS ti nuk duhet të flasësh fare. Po e hape gojën do të nxjerr jashtë”.
E pas kësaj, në shënjestrën e Kryeministrit ishin edhe dy emra të tjerë.
Rama iu kthye Damian Gjiknurit, të cilin e akuzoi se përgjon e nxjerr biseda me telefonin e tij, duke iu drejtuar me fjalët: “Fik telefonin se e ke zakon që regjistron dhe i nxjerr gjërat që regjistron”.
Ndërsa ish-ministrit Ervin Hoxha i tha: “Po ti do vazhdosh akoma të bësh llafazanllëqe nëpër tavolina komisariatesh?,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
