LAJME / E Diel 10 Dhjetor 2023, 19:07

Mega-hiti i tij “infektoi” edhe shqiptarët, Massari i jep fund beqarisë, pamjet nga ceremonia madhështore ku nuk mungoi dhe...

Këngëtari libanezo-kanadez Sari Massari Abboud, i njohur nga të gjithë si Massari ka kurorëzuar në martesë së fundmi dashurinë e tij shumëvjeçare me partneren Sahar Golestani.


I njohur më së shumti në vendin tonë për mega hitin “Real Love”, këngëtari arriti të rrëmbente zemrat e shqiptarëve me fabulën e këngës.

Në një ceremoni madhështore ai kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Sahar ku këndoi pa dyshim dhe këngën e cila e bëri që të ishte në krye të listave muzikore për shumë kohë.