LAJME / E Premte 5 Shtator 2025, 14:02

Me valle dhe daulle, Rama inauguron rrugën Qukes – Qafë Plloçë

Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet këtë të premte. Prej orës 11:00 ky aks rrugor do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Në hapjen e këtij aksi rrugor është pranishëm kryeministri Rama dhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku.

Banorë të zonës ishin mbledhur për të pritur kreun e qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar këngët e vallet dhe ushqimet tradicionale për të celebruar këtë moment.

Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës, duke përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE