LAJME / E Shtunë 29 Nëntor 2025, 17:05

“Më shantazhoi dhe më p*rdhunoi!”- Një vajzë denoncon punonjësin e policisë së Dibrës, ndalohet efektivi

Një punonjës policie në Dibër është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ndaj tij është bërë një dënonim për shantazh dhe përdhunim.

Policia bën me dije se ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.

Mësohet se shtetasja me iniciale L.H., ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Po ashtu, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE