LAJME / E Hënë 9 Mars 2026, 09:09

“Më përkëdhel edhe kur s’e meritoj” – Anita Muçaj‑Haradinaj me fjalë të ndjera për Ramush Haradinaj(VIDEO)

E ftuar në podcast-in e moderuar nga Grida Duma, Anita Muçaj-Haradinaj foli me emocione për bashkëshortin e saj, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ajo e përshkroi atë si një burrë që i ka përmbushur krenarinë dhe ambiciet, por mbi të gjitha si një partner që di të tregojë përkujdesje edhe në momentet më të thjeshta të jetës.

“Është burri që edhe atëherë kur ndoshta nuk duhet të më përkëdhel, sepse unë jam më e llastuara e shtëpisë, ai e gjen kohën, forcën dhe kurajon me më përkëdhelë edhe kur nuk e meritoj”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës, Haradinaj reagoi edhe ndaj disa titujve që kanë qarkulluar në media lidhur me pretendime për dhunë në familje, duke i hedhur poshtë këto akuza. Sipas saj, një burrë i përmbushur nuk ka nevojë të tregojë forcë ndaj një gruaje.

VIDEO

“Një burrë që është i përmbushur nuk shkon me tregu forcën te një grua. Forca tregohet atje ku duhet”, tha ajo.

Anita Muçaj-Haradinaj dhe Ramush Haradinaj janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem. Anita shpesh ka folur në intervista për dashurinë dhe raportin që ka me bashkëshortin e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE