
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda Rei, ka thyer heshtjen duke lëshuar akuza të rënda drejt produksionit dhe autores Olsa Muhameti, lidhur me arsyet e vërteta të largimit të saj nga shtëpia.
Në një rrëfim për podcastin e Grida Dumës, Linda zbuloi se vuajtja e saj shëndetësore u përdor për show. Ajo tregoi se vuan nga diabeti i tipit 1 dhe se produksioni e kishte mashtruar lidhur me pajisjen (pullën) për matjen e sheqerit.
“Uria që ka pasur Olsa… është e gatshme të shkelë me këmbë çdo njeri që të rrisë emisionin. Por jo me shëndetin,” u shpreh ajo. Linda përshkroi momentet dramatike kur niveli i sheqerit i shkoi në 400: “Më merrej goja dhe më merreshin këmbët. Më kanë mashtruar një javë të tërë. Kur thashë do dal, atëherë më thanë që pulla po vjen.”
Sipas saj, kërkesa jetike për shëndetin u trajtua nga stafi si “tekë”, duke e bërë të kuptojë se kërkohej dramë dhe jo zgjidhje. Ndonëse shprehu respekt për banorët e tjerë, Linda theksoi se i vjen keq që u detyrua ta linte garën pasi ndihej gati për atë format, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
