LAJME / E Martë 7 Prill 2026, 08:08

Me letër në dorë para SPAK, Berisha zbulon “bisedat e fshehta” mes Irena Gjokës dhe Dumanit: Ajo i tha…

Në fjalën e mbajtur nga SPAK, ku u paraqiten paraditen e sotme për të kryer masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

për dosjen “Partizani”, Sali Berisha komentoi ashpër vendimin për mbylljen e hetimeve ndaj Irena Gjokës.

Teksa u shfaq me letër në dorë, Berisha zbuloi para ambienteve të SPAK një bisedë që ai pretendon se është zhvilluar mes

Gjokës e Dumanit, të cilët i akuzon se fshehin pasuritë dhe drejtësia ka dalë në mbrojtje të tyre.

“Irena Gjoka Maneku Dumani ka fshehur pasurinë e saj, ajo ka fshehur apartamente ,garazhe. Këtu e thirri Altin Dumani, i tha si i ke fshehur ti këto shtëpitë. Unë i kam fshehur tha por dhe ti ke fshehur. Unë kam mashtruar dhe ti ke mashtruar i tha. Mund t’ju duket habi por kjo ka ndodhur se këtu ndodhin çudira” tha Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE