LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 02:02

“Më lër të digjem me shtëpinë”, zjarrfikësi hero si ia mbushi mendjen të moshuarës që shpëtoi mes flakëve

Jonus Murataj, është shefi i shërbimit zjarrfikës, i cili rrezikoi jetën duke u ngjitur në shkallët mes flakëve për të shpëtuar një grua, të cilës madje i vendosi në kokë kaskën e tij për ta mbrojtur.

Ndërsa drejtonte operacionin për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve, ai nuk ngurroi të tregonte edhe anën njerëzore, duke e përqafuar gruan për ta qetësuar në ato momente të vështira.

“Vajza e saj më telefonoi dhe më tha se nëna ishte e sëmurë. Kur shkova ta shpëtoja, ajo më tha: ‘Më lër të digjem bashkë me shtëpinë’,” u shpreh ai për mediat.

Falë ndërhyrjes në kohë, zjarrfikësit arritën të izolojnë flakët në një pjesë të kompleksit, duke shmangur përhapjen e tyre dhe dëme edhe më të mëdha.

Ekipi i zjarrfikësve qëndroi në terren gjatë gjithë natës dhe vijoi punën edhe gjatë së mërkurës, pasi herë pas here riaktivizoheshin vatra të vogla zjarri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE