LAJME / E Enjte 9 Tetor 2025, 17:05

“Më falni që ju shqetësova…” – Fjalët e fundit të 51-vjeçarit që ra në humnerë rrëqethin zemrat!

Tragjedi në Qafë Mali–Fierzë: 51-vjeçari humb jetën në humnerë


Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një 51-vjeçari mbrëmjen e djeshme në aksin “Qafë Mali–Fierzë”. Viktima, Prendush Kola, punonjës i mirëmbajtjes së rrugës, po kthehej në banesë kur mjeti i tij doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dardhës”.

Banorët e zonës, të alarmuar nga zhurma e makinës që ra në humnerë, nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 22:00 gjetën Kolën me shenja jete. Sipas dëshmive, ai u ka kërkuar falje banorëve që i shqetësoi në atë orë të vonë. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, plagët ishin fatale dhe ai ndërroi jetë.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë u angazhuan edhe zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, të cilët e nxorën trupin rreth orës 01:00 pas mesnate. Automjeti i viktimës ende nuk është gjetur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fushë-Arrëzit, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca mbërritën menjëherë, por Prendush Kola nuk mund të shpëtohej. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE