
Shtëpia e “Big Brother VIP” nuk prodhon vetëm debate të ashpra apo afrimitete romantike, por shpeshherë na dhuron edhe momente tejet komike e të papritura.
Një situatë e tillë, mjaft gazmore, ka ndodhur së fundmi në dhomën e gjumit, ku protagonistë ishin sërish dyshja më e komentuar: Mateo dhe Brikena.
Ndërkohë që e gjithë shtëpia kishte rënë në qetësi dhe banorët ishin në gjumë të thellë, një lëvizje krejtësisht e pafajshme ka shkaktuar një skenë për të qeshur me lot.
Brikena, teksa ishte në gjumë, bëri një lëvizje paksa të vrullshme me dorë për të rregulluar jastëkun e saj. Por, kjo lëvizje i doli “keq” Mateos!
Siç duket nga pamjet, stresi i lojës e ka bërë atë të ketë gjumin mjaft të lehtë. Ai e ka ndjerë lëvizjen dhe u tremb menjëherë. Për një fraksion sekondi, Mateos iu duk sikur Brikena po e godiste në mes të natës!
I alarmuar, ai ka hapur sytë menjëherë, i përgatitur për më të keqen. Kur pa që “rreziku” ishte thjesht Brikena që po rregullonte jastëkun e saj për të fjetur më rehat, situata mori një kthesë komike.
Pasi e ka kuptuar se u tremb kot, Mateo është qetësuar dhe ka filluar të qeshë me veten e tij në errësirë, para se të mbyllte sërish sytë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
