
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka prekur thellë publikun gjatë spektaklit të së hënës, teksa rrëfeu linjën e saj të jetës në një moment mjaft emocional.
Prezantuesja e sportit ndau një nga humbjet më të mëdha të jetës së saj: vdekjen e të atit në mars të vitit 2020, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në një periudhë të errët për botën për shkak të pandemisë së COVID-19. Një plagë që, sipas saj, ende nuk është mbyllur.
Por dhimbja nuk përfundoi aty. Hygerta foli hapur edhe për martesën e saj, të cilën e përshkroi si një përvojë jashtëzakonisht të vështirë, duke e cilësuar si “një ferr” që e ka lënë me pasoja emocionale të thella.
Momenti më tronditës i rrëfimit ishte ai kur tregoi për vajzën e saj, e cila ishte përballur me bullizëm të vazhdueshëm në shkollë. Hygerta rrëfeu se e kishte gjetur të bijën në një gjendje të rënduar emocionale, një situatë që e tronditi si nënë dhe si grua, duke e përjetuar si një nga momentet më të errëta të jetës së saj.
“Po priste dorën”, tha ajo për momentin kritik.
Rrëfimi u shndërrua në emocione të forta kur vajza e saj hyri papritur në shtëpinë e BBVK për ta surprizuar, duke sjellë lot, përqafime dhe një moment tejet prekës që preku edhe banorët, edhe publikun përballë ekranit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
