LAJME / E Diel 28 Qershor 2026, 15:03

Marrëveshja, vetëm një ndalesë në pikat doganore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Një marrëveshje ndërkufitare është arritur midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar lëvizjen ndërkufitare midis qytetarëve

 

të të dy vendeve.

One Stop është marrëveshja më e re, e cila u mundëson qytetarëve të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të fillojë brenda këtij muaji, fillimisht në doganën e Qafë Thanës dhe muajin tjetër në doganën e Bllatës.

Në doganën e Bllatës kalojnë rreth 4,600 qytetarë në ditë dhe rreth 300,000 makina kanë kaluar brenda 5 muajve. Kjo si rezultat i hapjes së rrugës së Arbrit.

Kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave midis dy vendeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE