
Tensionet në Lindjen e Mesme dhe përplasjet strategjike mes fuqive të mëdha kanë rikthyer në qendër të vëmendjes kapacitetet ushtarake të Iranit.
Senatori amerikan Marco Rubio ka ngritur alarmin lidhur me zhvillimet e fundit në programin raketor iranian, duke paralajmëruar se avancimet teknologjike të Teheranit mund të përbëjnë një kërcënim gjithnjë e më serioz për sigurinë ndërkombëtare.
Sipas tij, raportet e inteligjencës sugjerojnë se Irani po përmirëson vazhdimisht rrezen dhe saktësinë e raketave balistike.
Ndërkohë, analistët e sigurisë theksojnë se Irani ka nisur të rishikojë edhe doktrinën e tij ushtarake, duke u fokusuar më shumë te teknologjitë e avancuara raketore dhe strategjitë e luftës asimetrike. Këto zhvillime po rrisin shqetësimin në Uashington
dhe në vendet aleate, pasi çdo ndryshim në balancën ushtarake të rajonit mund të ketë pasoja të gjera për stabilitetin global, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
