LAJME / E Hënë 16 Shkurt 2026, 19:07

“Mami, çfarë i bëra shokut tim”/ Aksidenti tragjik ku vdiq i mituri shqiptar, 16-vjeçari zbulon detaje: Nuk ishte hera e parë

Nëna e 15-vjeçarit, i cili është identifikuar si shoferi i makinës që u aksidentua në Greqi ku ndërroi jetë dhe 16-vjeçar shqiptar, Eljon Metaj, mohoi që djali i saj të ketë qenë duke drejtuar automjetin në momentin e aksidentit.

Ndërsa nga ana tjetër, shoku i klasës së 15-vjeçarit ka hedhur poshtë versionin e saj, duke zbuluar se ky nuk ishte rasti i parë që shoku i tij i klasës e kishte marrë makinën e mamasë pa lejen e saj.

Në aksidentin fatal në Loutsa, që i mori jetë 16-vjeçarit shqiptar dhe u plagosën dy bashkëmoshatarët e tij, shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje. Sipas shokut të klasës, 15-vjeçari kishte mësuar të ngiste makinën nga babai i tij dhe, sipas tij, nuk ishte hera e parë që kishte marrë makinën.

“E kishin bërë edhe më parë. Mamaja e tij nuk e dinte sepse ajo ishte në punë. Makinën ia kishte mësuar i ati”, tregon shoku i kasës së 15-vjeçarit.

Nëna e 15-vjeçari që po drejtonte makinën, nga ana tjetër, deklaroi se djali i saj nuk dinte të ngiste makinën dhe se shoku i tij i kishte thënë të merrte çelësat e makinës.

“Tani është në shok. ‘Mami, shoku im, çfarë bëra?’”, tregon ajo.

Prindërit e 15-vjeçarit shprehën shqetësimin dhe tronditjen e tyre për ngjarjen, duke theksuar se djali i tyre ishte i shokuar dhe po përpiqej të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Aksidenti ndodhi të premten, më 13 shkurt, në Loutsa, në kryqëzimin e rrugëve Dimokratias dhe Sotiros. Sipas hetimeve, njëri nga të miturit kishte marrë fshehurazi çelësat rezervë të makinës së nënës së tij dhe, duke drejtuar me shpejtësi të madhe, humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi makinën me një pemë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE