
Një moment epik ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Mali, i cili shpesh spikat për fizikun e tij, ka shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë dhe publiku pas një veprimi të pamenduar mirë.
Me sportivitet dhe duke besuar te forca e muskujve të tij, ai vendosi të futej vetë brenda një vrime në mesin e tavolinës së shtëpisë. Por, situata mori një kthesë kur Mali kuptoi se plani i tij dështoi dhe nuk po dilte dot më prej andej me forcat e veta.
Pasi tentoi disa herë pa sukses, ai u detyrua të dorëzohej dhe të kërkonte ndihmën e banorëve të tjerë që ndodheshin pranë për ta nxjerrë jashtë.
E gjithë kjo skenë epike u shoqërua me të qeshura brenda shtëpisë, duke u kthyer menjëherë në një nga videot më virale të rrjetit për këtë edicion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
