LAJME / E Shtunë 23 Gusht 2025, 22:10

Makina shkrumbohet totalisht nga flakët në Vlorë, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth.

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor.

Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE