LAJME / E Martë 19 Maj 2026, 17:05

Makina përplas drejtuesin e motorit, përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (19 maj), në aksin Fier-Roskovec, në vendin e quajtur Kuman.

Një mjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin

Mirjan Gergari, dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marrë lëndime në trup.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore,

ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE