LAJME / E Hënë 5 Janar 2026, 20:08

Maduron e "shiti" zëvendësja e tij! Rodriguez përgatiti terrenin që t’i zinte vendin, ja pse nuk pati kundërreagim

Operacioni amerikan “Vendosmëria Absolute”, që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, nuk u mbështet vetëm te forca ushtarake dhe inteligjenca, por edhe te negociata të fshehta në majat e pushtetit në Karakas. Pikërisht këtu përqendrohen dyshimet më të forta: te roli i mundshëm i zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez.

Sipas burimeve amerikane dhe spekulimeve që qarkullojnë në qarqe diplomatike, CIA kishte vendosur kontakte të drejtpërdrejta me figura kyçe të regjimit, duke siguruar bashkëpunim nga brenda. Emri i Delcy Rodríguez del vazhdimisht si hallka kryesore që mund të ketë hapur rrugën për rrëzimin e Maduros, në emër të pragmatizmit politik dhe kontrollit të dëmeve.

Media amerikane kanë raportuar më herët se Rodríguez kishte tentuar të ndërtonte ura besimi me Uashingtonin, përmes ndërmjetësimit të Katarit, duke u paraqitur si një interlocutore e besueshme për të ardhmen e Venezuelës.

Sipas “New York Times”, administrata Trump ishte impresionuar nga mënyra se si ajo kishte menaxhuar sektorin e naftës dhe e shihte si një alternativë të mundshme për tranzicionin e pushtetit.

Në këtë kontekst, interpretimi më i përhapur është se Delcy Rodríguez mund t’i ketë ofruar SHBA-së atë që kërkonte më shumë: Maduron si “trofe” politik, në këmbim të hapjes së rrugës për marrëveshje të reja energjetike dhe mbijetesës së një pjese të elitës në pushtet.

Ndërkohë, operacioni në terren u zhvillua me lehtësi të pazakontë. Pavarësisht rrethimeve të shumta të sigurisë rreth Maduros, bastisja e Delta Force u krye pothuajse pa rezistencë, duke forcuar dyshimet se struktura e komandës ishte paralizuar qëllimisht nga brenda.

Edhe pse asnjë provë zyrtare nuk e konfirmon publikisht këtë skenar, fakti që Maduro u kap kaq shpejt dhe pa një reagim real nga aparati i tij i sigurisë ka ngritur një pyetje që po dominon diskutimin politik në Venezuelë: a u rrëzua Maduro nga armiku i jashtëm apo u sakrifikua nga njerëzit më të afërt të tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE