LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 23:11

“Ma bëj hallall, bijë…” – lotët e një plaku që zbuloi gjakun shqiptar në Sanxhak

Një histori e thjeshtë, por që prek thellë shpirtin e çdo shqiptari. Një udhëtim i zakonshëm me autobus u kthye në një moment që do të mbetet përgjithmonë në zemër.

Një plak 75-vjeçar, me fjalë të thjeshta por plot peshë, zbuloi një të vërtetë që shumëkush e ndjen, por pak e thonë me zë të lartë: gjaku shqiptar jeton ende fort, edhe aty ku shumë e kanë harruar. Përqafimi i tij, kërkesa për falje dhe krenaria që shpërtheu në ato pak minuta, e bënë këtë takim një nga ato momente që të rrëqethin dhe të bëjnë të qash pa e kuptuar.

Një histori që tregon se identiteti nuk humbet kurrë – ai jeton në zemër, në kujtesë dhe në çdo shqiptar, kudo që ndodhet. ???

Duke udhëtuar me autobus nga shtëpia deri te zyra, në gjysmën e rrugës hipi një plak. Nga kultura ime, i lashë vendin. Ai më falënderoi dhe, kur pa shqiponjën në qafën time, më pyeti:

E thashë: “Jam nga Pazari i Ri, lagjja Mur.”

Më pyeti përsëri: “Pse e ke shqiponjën në qafë?”

E thashë: “Jam shqiptare. Prejardhjen e kam nga Rugova, Plava dhe Gucia.

“Edhe familja ime janë shqiptarë, nga familja Hoti.”Më u përgjigj plaku.

Pastaj ai më tha: “Po, bi, shumica e njerëzve në Sanxhak janë shqiptarë, jo shumica, por 80% e kanë gjakun shqiptar.”

Më pas më pyeti: “A e njeh ti një Aminen? Ajo është diku prej këtyre anëve.”

E thashë: “Po, bac, unë jam Amina.”

Ai u emocionua dhe më tha: “O bi, ma bëj hallall që nuk të njofta. Unë nuk kam rrjete sociale, nuk kam ditur si dukesh, por kam dëgjuar për ty. Na bëj hallall, bre bi, që ne burrat nuk kemi pasur guximin me nis këtë rrugë që e ke nisur ti.”

Më përqafoi si vajzën e tij.

Me lot në sy u përshëndetëm – ai 75 vjeçar, unë 29…

Ju nuk e dini se si jam ndjerë në atë moment. A besoni që kam hyrë brenda në zyrë duke qarë? Aq shumë më preku ai plak me fjalët e tij… dhe sa pak u duhet njerëzve këtu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE