LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 20:08

LVV-LDK drejt marrëveshjes, Lutfi Haziri kryeparlamentar, Albulena Haxhiu presidente

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar intensifikimin e takimeve me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, megjithëse hollëistë e këtyre takimeve nuk janë bërë të ditura.

Por burime të RTV21 brenda LVV-së, thonë se bisedimet Kurti-Abdixhiku janë fokusuar jo vetëm në zgjedhjen e presidentit, por edhe në ndarjen e posteve, që përfshinë edhe kryetarin e Kuvendit.

Sipas të njëjtave burime të besueshme për televizionin, në një marrëveshje të mundshme LVV-LDK, në vend të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zgjidhej nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa për presidente do të votohej u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu.

Burimet e RTV21 kanë thënë se kandidati për president, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura e tij për president, për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.

Ndërkohë, kjo marrëveshje e mundshme nuk do të nënkuptonte që LDK-ja të përfshihej në qeverisje me LVV-në.

Në një marrëveshje midis LVV-së dhe LDK-së do të siguroheshin 80 vota, që janë të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit dhe për votimin e kryeparlamentarit. Duke qenë se LVV-ja, së bashku me minoritetet joserbe, ka 66 deputetë, ndërsa LDK-ja ka 15.

Zvarritja e një marrëveshjeje LVV-LDK për çështjen e presidentit po shkaktohet pasi kryeministri Kurti i ka kërkuar në takim Abdixhikut që të sigurohen 84 deri në 85 vota për zgjedhjen e presidentit, duke shfaqur dyshime se brenda deputetëve të LDK-së mund të ketë të tillë që nuk do ta votonin Albulena Haxhiun për presidente, për t’ia liruar vendin e udhëheqjes së Kuvendit Lutfi Hazirit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkohë ka prezantuar kryesinë e re të partisë, duke lënë jashtë listës disa prej emrave si: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Muhamet Ha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE