LAJME / E Mërkurë 20 Maj 2026, 20:08

LUSHTAKU I JEP ULTIMATUM KURTIT: PËR HERË TË FUNDIT PO TË THEM…

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të tërheqë deklaratat e bëra ndaj tij dhe të kërkojë falje publike brenda 24 orëve.

Përmes avokatit të tij, Lushtaku i ka cilësuar deklaratat e Kurtit si shpifëse dhe të dëmshme për reputacionin e tij politik dhe personal. Reagimi vjen pasi Kurti deklaroi në një intervistë televizive se Lushtaku kishte tentuar të rrezikonte eskortën e tij gjatë një ngjarjeje në Skenderaj.

Në letrën zyrtare thuhet se deklaratat e kryeministrit në detyrë krijojnë perceptim negativ dhe e paraqesin Lushtakun si person me sjellje të rrezikshme, pa pasur sipas tyre prova apo vendim institucional që mbështet këto pretendime.

Avokati i Lushtakut ka kërkuar publikisht:

tërheqjen e deklaratave,
sqarim publik,
kërkim faljeje,
dhe ndalimin e deklarimeve të tjera që cenojnë reputacionin e tij.

Sipas paralajmërimit, nëse kërkesa nuk realizohet brenda afatit, do të nisin procedura civile për dëm moral dhe reputacional, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE