LAJME / E Hënë 22 Shtator 2025, 16:04

“Luizi mund t’i hyjë sërish lojës: Menaxheri zbulon planet surprizë!”

Menaxheri i Luiz Ejllit, Jetmir Agaj, ka hedhur “benzinë në zjarrin” e thashethemeve për një rikthim të mundshëm të këngëtarit në “Big Brother All Stars”. Në një intervistë për “Prive”, ai tha se do ta këshillonte Luizin të hynte përsëri në lojë, pasi “ai i mund të gjithë”.

Edhe pse nuk e konfirmoi nëse Luizi ka vendosur vetë, Agaj theksoi se këngëtari është “shumë i zgjuar” dhe se pret me padurim ditën kur mund ta shohë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ky lajm ka ndezur menjëherë reagime tek fansat e zjarrtë të Luizit, të cilët kanë nisur të spekulojnë për një rikthim spektakolar në formatin që e bëri idhull të publikut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE