
Nafta arrin deri në 198 lekë ne Tirane, ngrihet taskforca për monitorimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve.
Takimi u zhvillua në kuadër të monitorimit të situatës së çmimeve të karburanteve dhe zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare.
Gjatë diskutimit u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas.
Po ashtu, cmimet e naftës dhe të benzinës në kosovë, kanë shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, duke reflektuar zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, çmimi i naftës diesel në disa pika të shitjes ka arritur deri në 1 euro e 60 cent për litër, nga 140 që ishtë, ndërsa benzina po shitet me 1 euro e 39 cent për litër nga 1euro e 27 cent deri.
Ai tha se për rreth tre muaj tregu i lendeve diegse ka qenë relativisht i qëndrueshëm, por tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë filluar të ndikojnë në çmimet globale të naftës, duke u reflektuar edhe në tregun kosovar.
Një nga shqetësimet kryesore lidhet me situatën në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me energji.
Megjithatë, qytetarët nuk kanë arsye për panik, pasi në Kosovë aktualisht ka furnizim të mjaftueshëm.
Nga ana tjetër, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës ka bërë të ditur se po monitoron vazhdimisht tregun për të parandaluar praktika të padrejta dhe për të mbrojtur konsumatorët nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve.
Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës së papërpunuar në Azi ka pësuar një rënie prej rreth 6.5 për qind, duke zbritur nga mbi 92 dollarë në rreth 88 dollarë për fuçi, megjithëse analistët paralajmërojnë se paqëndrueshmëria në rajon mund të vazhdojë të ndikojë në çmimet e energjisë në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
