LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 16:04

Lot e dhimbje pa fund! I jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në aksident

Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë

GJIROKASTËR – Është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit Orest Mahmutaj, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë fshatit Fushë Vërri.

Sipas të dhënave paraprake, 20-vjeçari po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij tip Audi kur u përfshi në aksidentin fatal. Në të njëjtën ngjarje mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër që doli nga rruga dhe u përmbys.

Viktima ishte djali i madh i familjes Mahmutaj dhe punonte në lokalin bar-kafe në pronësi të familjarëve të tij në Lazarat.

Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje dhe trishtim të thellë te familjarët, miqtë dhe banorët e zonës, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ekspertiza teknike nuk ka përfunduar ende, ndërsa pritet të përcaktojë shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike ku humbi jetën 20-vjeçari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE