LAJME / E Shtunë 11 Prill 2026, 06:06

Llapaj për 21 Janarin: Plumbi që është gjetur në kokën e një prej viktimave nuk ishte nga arma e shtetit

Kreu i “Shqipëria Bëhet” dhe avokati Adriatik Lapaj ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket dosjes të “21 Janarit”.

Lapaj zbuloi se ka informacione të reja nga Turqia të cilat tregojnë se plumbi i gjetur në kokën e një prej viktimave nuk është nxjerrë nga një armë e shtetit shqiptar.

Sipas kreut të “Shqipëria Bëhet”, kanë qenë familjarët e personave që humbën jetën ata të cilët e kanë vendosur në dijeni lidhur me këtë gjetje të autoriteteve turke.

“Në dijeninë time ka prova të reja nga Turqia. Plumbi i gjetur në kokën e një të prej të dëmtuarve rezulton që nuk është qitur nga një armë e shtetit shqiptar. Mund ta kem gabim por ky informacion më ka ardhur. Është ngjarje që ulëret për drejtësi. Nuk e kam burim zyrtar. E thashë, sepse nuk kam pse mos e them, përderisa e kam si informacion. Informacionin e kam nga njerëzit që kanë humbur familjarët”, tha Lapaj, duke theksuar më tej se ka ardhur koha që të vendoset drejtësia për gjakun e derdhur më 21 Janar të 2011.

Kujtojmë se një ditë më parë, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili në 2011 shërbente si ministër i Brendshëm.

Ndonëse vetë Basha nuk dha detaje lidhur me çështjen për të cilën u paraqit në Strukturën e Posaçme, burime për mediat nga organi i akuzës konfirmuan se ish-ministri u thirr për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me masakrën e 21 Janarit , ku në Bulevard u vranë katër protestuesit e pafajshëm, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE