LAJME / E Martë 14 Janar 2025, 18:06

Liridona Ademaj, një vit pas vrasjes/ Prokuroria mbyll hetimet, akuzat publikohen nesër

Prokuroria e Prishtinës mban nesër një konferencë për mediat, në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Konferenca mbahet në orën 10:00. Më shumë se një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria pritet të ngrejë aktakuzë ndaj të dyshuarve.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dhe sipas Prokurorisë ngjarja u inskenua nga bashkëshorti i saj Naim Murseli si një grabitje.

Ndaj tij rëndon vepra penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.