LAJME / E Martë 14 Prill 2026, 19:07

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja kush largohet (Emri)

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur menjëherë lëvizjet e para në strukturat drejtuese, duke sinjalizuar një qasje të re në menaxhimin e institucionit.

Sipas informacioneve të bëra publike, një ndër vendimet e para ka qenë largimi nga detyra i shefit të Komisariatit të Rrugores në Tiranë, Neritan Buzi, i cili është transferuar për të ushtruar detyrën në Pukë.

Kjo lëvizje shihet si pjesë e një riorganizimi më të gjerë të strukturave policore.

Ndërkohë, ndryshime kanë prekur edhe sektorin e trafikut në kryeqytet. Komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar gjithashtu nga posti i tij aktual dhe është emëruar në krye të njësisë së njohur si “Shigjetat” në Tiranë.

Këto ndryshime pritet të ndikojnë në funksionimin dhe efikasitetin e policisë, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë reformash të tjera do të ndërmerren në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE