
Kreu i klanit “Duka”, Leonard Duka ka pranuar këtë të martë në sallën e gjyqit se ka takuar biznesmenin e zhdukur të basteve Ervis Martinaj. I njohur dhe me nofkën “Princi Damian”, ai është përballur dhe me nënën e Santiago Malkos, ish-policin që akuzohet se urdhëroi ta vrisnin.
Bukurie Malko i është betuar Leonard Dukës se do ta vriste, pasi i kishte futur në dhe djalin. Për shkak të tensioneve në sallën e gjyqit, gjyqtari ka marrë vendimin që nëna e Malkos të dilte nga seanca.
S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, SPAK i përfaqësuar në këtë proces nga prokurori Behar Dibra, ka paraqitur prova të reja nga bisedat e zbardhura nga dosja e “SKY ECC”. Leonard Duka fillimisht ka mbajtur qëndrim mohues, por më vonë ka pranuar se është takuar me Ervis Martinaj.
Nuk dihet nëse takimi i pranuar nga “Princi Damian” me biznesmenin e kumarit dhe basteve ka ndodhur gjatë kohë që i referohen bisedat në “SKY ECC”, më shumë se katër vite më parë, apo mes dy miqve që u kthyen në armiq ka pasur takime të mëvonshme.
Avokatja pyet Dukën: A keni patur Sky Ecc?
Kur pyetet për kodin, Duka thotë: S’e kam idenë.
Avokati: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky?
Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt.
Kur pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky, Duka thotë: Nuk jam unë.
Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar, keni patur kontakte?
Dibra: Po komunikime të tjera?
Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem.
Gjykata e Posaçme ka përsëritur këtë të martë thirrjen për shtetasin Muhamet Duka, që të paraqitet në gjyq për t’u pyetur. Një pengmarrje e tij disa orësh nga Santiago Malko dyshohet se është bërë shkak që Leonard Duka të urdhëronte vrasjen e ish-policit mik të Ervis Martinaj.
Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, Muhamet Duka nuk është paraqitur në gjyq, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
