
Policia e Kosovës ka finalizuar një aktivitet prokurimi në vlerë totale prej 327,316 euro, që përfshin furnizimin e zyrtarëve policorë me pizhame dimri, çorape dhe çorape termike.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratave, procedura është zhvilluar përmes procedurës së hapur të prokurimit, ndërsa financimi është siguruar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Kontrata është lidhur si kontratë publike kornizë me kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa aktiviteti i prokurimit është ndarë në dy grupe.
Grupi i parë përfshin furnizimin me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë.
Kontrata është nënshkruar më 30 qershor me grupin e operatorëve ekonomikë FWRDZ L.L.C. dhe ARTA TEX GROUP SH.P.K., në vlerë prej 295,396 euro.
Sipas dokumentacionit të prokurimit, për këtë grup janë dorëzuar nëntë tenderë, por vetëm një ofertë është vlerësuar si e përgjegjshme dhe është shpallur fituese.
Grupi i dytë ka të bëjë me furnizimin me çorape termike.
Kjo kontratë është nënshkruar më 24 qershor me operatorin ekonomik “EMPREUS” SH.P.K., në vlerë prej 31,920 euro.
Edhe në këtë grup kanë konkurruar nëntë operatorë ekonomikë, ndërsa vetëm njëri prej tyre është vlerësuar se i plotësonte kriteret e kërkuara.
Sipas të dhënave të publikuara, të dyja kontratat janë pjesë e një marrëveshjeje kornizë me afat 36-mujor, e cila synon furnizimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me këto artikuj të veshmbathjes sipas nevojave gjatë periudhës së kontratës.
Procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat e prokurimit publik, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të zyrtarëve policorë që do të përfitojnë nga ky furnizim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
